“Green Pass” i detyrueshëm në Itali/ Situatë e rëndë në stacionet e transportit publik

0

Në Itali nëse nuk ke “Green Pass” (pasaporta e gjelbër) është e pamundur të udhëtosh me mjetet e transportit publik kombëtar.

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi ligji dhe autoritetet italiane kanë nisur zbatimin duke mos lejuar udhëtimin e pasagjerëve të pavaksinuar.

Stacionet e autobusëve, metrove dhe aeroportet ditën e sotme janë blinduar nga forcat e policisë të cilat nuk kanë lejuar udhëtimin pa pasaportën e gjelbër. Si pasojë në 53 qytete të Italisë janë krijuar radhë të gjata të njerëzve të cilët presin në stacione pasi nuk zotërojnë “Green Pass”.

Autoritetet italiane janë treguar të vendosur për mos toleruar askënd që shkel ligjin pasi Green Pass është e detyrueshme deri në 31 dhjetor të 2021. Mediat në Itali raportojnë se mesditën e sotme janë zhvilluar protesta në Romë nga shtetasit që nuk zotërojnë “Green Pass”.

Gjithashtu pasaporta e gjelbër do të jetë e detyrueshme dhe për të gjithë personelin arsimor e administrativ në të gjitha ciklet si dhe për studentët universitarë që do të frekuentojnë në prani auditoret mësimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu