– Një 18-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në komunën Kiavari të Xhenoas teksa u kap me 170 gramë kokainë dhe pasaportë të vaksinimit të falsifikuar (green pass).
I riu u konstatua nga kontrollori i linjës transit hekurudhore se kishte të dhëna në “green pass” ndryshe nga sa u pa në dokumentet e tij personale. Ai u shoqërua më pas nga policia e Kiavarit dhe u gjet se mbante 170 gramë kokainë të ndara në dy doza të vogla.
Marrë nga “Liguria Notizie”