– Në gjykatën e Lesvos gjykohen 10 nga 24 anëtarë të OJQ që kanë marrë pjesë në operacionet e ndryshme të shpëtimit të emigrantëve në ujërat e këtij ishulli, por që akuzohen si anëtarë të një rrjeti trafikimi të qenieve njerëzore.
Mediat e huaja shkruajnë gjykata e Lesvos deklaroi se nuk eshte kompetente për të gjykuar çështjen dhe te pandehurit tashme jane ne pritje të caktimit të një gjyqi të ri.
Një nga 24 punëtorët e përfshirë në shpëtimin e refugjatëve në gjyq në ishullin grek të Lesbos, ka folur pasi çështja u shty menjëherë sot.
‘Ndihem shumë i indinjuar. Ndihem i zemëruar sepse duhet të presim vite të tjera. Ne kemi pritur prej vitesh. Kemi kaluar tre muaj e gjysmë në burg dhe tani duhet të presim përsëri. Dhe duhet të presim përsëri sepse prokuroria nuk ishte në gjendje të bënte punën e saj si duhet,’- tha Sean Binder.
Aktivistet mohojnë çdo akuzë duke pohuar se thjesht donin të shpëtonin jetë njerezish.
Punonjësit e ndihmës, disa prej tyre të huaj dhe duke përfshirë një refugjat sirian, ishin të lidhur me Qendrën Ndërkombëtare të Reagimit Emergjent (ERCI), një grup jofitimprurës kërkim-shpëtim që vepron në Lesbos nga 2016 deri në 2018. Ishulli ishte atëherë në vijën e parë të krizës së refugjatëve në Evropë, me një numër të madh azilkërkuesish që vinin çdo ditë në brigjet e tij.