Komiteti i ekspertëve njoftoi dje në Greqi edhe mbylljen e shkollave fillore për shkak të përhapjes së koronavirusit. Shkollat do të mbyllen për të paktën dy javët e ardhshme, me mundësinë e zgjatjes së pezullimit të tyre për një javë shtesë.
Mediat greke duke iu referuar burimeve nga Ministria e Arsimit raportojnë se shkalla e transmetueshmërisë në arsimin fillor mbetet e ulët, megjithatë masa konsiderohet e nevojshme për të zvogëluar lëvizjen e prindërve gjatë ditës, si dhe trafikun në dyqanet e vogla përreth shkollave.
Komiteti diskutoi mbylljen e shkollave fillore vetëm në zona të mbingarkuara, por pas një takimi të gjatë, ata dolën me propozimin për shkolla fillore të mbyllura në të gjithë vendin. Vendimi parashikon po ashtu edhe mbylljen e kopshteve.
Mesditën e sotme Ministri i Arsimit Niki Kerameos, Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias dhe Ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos do të bëjën prezantimin për mënyrën si do të zhvillohet mësimi në distancë, por edhe masa të tjera bllokuese.
Si të bëhet mësimi në distancë në shkollat fillore:
Arsimi në televizion. Më shumë se 220 mësime janë filmuar nga e para, është ndërtuar një bibliotekë mbi ofertën vullnetare të mësuesve e cila do të bëhet në bashkëpunim me ERT për shfaqjen e episodeve të mësimdhënies.