Greqi/ Përmbytet anija me emigrantë, zjarrfikësit gjejnë trupat e pajetë të tri vajzave të mitura

0

Zjarrfikësit grekë kanë gjetur pranë një plazhi shkëmborë tre trupa të pa jetë, pas fundosjes së një varke me emigrantë mëngjesin e sotëm

Mediat e huaja thonë se trupat e pajetë i përkasin tri vajzave të vogla. Roja bregdetare greke ka deklaruar për AFP se ato ishin tri vajza të moshës 5, 7 dhe 10 vjeç.

Në total, sipas informacioneve nga autoritetet, janë shpëtuar 19 persona, mes tyre janë tetë të mitur dhe nëna e vajzave që humbën jetën.

Po ashtu, autoritetet kanë bërë me dije se në varkë udhëtonin gjithsej 22 persona dhe nuk duhet të ketë të zhdukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu