Greqi, rekord infektimesh, 71 të vdekur dhe 1700 të infektuar

0

Greqia regjistron rekord vdekjesh si asnjëherë më parë, rreth 1700 raste të reja në 24-orët e fundit

Greqia ka shënuar këtë të dielë një rekord të ri viktimash nga COVID-19. Plot 71 pacientë kanë ndërruar jetë së fundmi si asnjëherë më parë gjatë 24 orëve në shtetin fqinj.

Po ashtu edhe 1698 raste janë regjistruar, vetëm 25 prej tyre nga portat hyrëse në Greqi. Vendi fqinj i është rikthyer sërish karantinës së plotë duke lejuar daljen vetëm për arsye pune, shëndetësore apo të nevojshme.

Pavarësisht karantinës, shifrat po rriten teksa një vendim i ri do të merret në fund të nëntorit kur dhe mbaron afati i masave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu