Greqi/ Shqiptari bën sherr me një shofere. Ndërhyn gjeorgjani për ta mbrojt, ai nxjerr pistoletën dhe…

0

Autoritetet greke kanë identifikuar një shtetas shqiptar 30-vjeçar si autorin e incidentit të rëndë që ndodhi të hënën në mbrëmje në Evosmos të Selanikut, pas një debati rrugor që degjeneroi në dhunë fizike dhe përdorim arme zjarri.

Sipas policisë, gjithçka nisi kur 30-vjeçari pati një përplasje verbale me një grua që po drejtonte mjetin e saj. Në përpjekje për ta mbrojtur, ndërhyri një 41-vjeçar me origjinë nga Gjeorgjia, i cili u përfshi në konfrontim fizik me shqiptarin.

Debati u përshkallëzua dhe 30-vjeçari nxori armën, duke qëlluar një herë në tokë në shenjë kërcënimi, përpara se të hipte në makinë dhe të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Përplasja paraprake ka lënë të plagosur lehtë gjeorgjianin, i cili mori goditje fizike gjatë përleshjes.

Policia ka ngritur ndaj shqiptarit një çështje penale për lëndim trupor dhe shkelje të ligjit për armët, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së incidentit vijojnë.