Greqia apo Turqia, cili vend është më i fortë ushtarakisht në rast lufte?

0

 

Askush nuk e dëshiron atë, por çfarë do të ndodhte nëse do të niste një konflikt ushtarak mes Greqisë dhe Turqisë, ashtu siç edhe po provokohet ditët e fundit?

Nuk është si 100 vjet më parë dhe lufta në kohët e sot,e është më e sofistikuar, elektronike dhe më e shpejtë, me Greqinë dhe Turqinë vendet fqinj, pa problemet e lëvizjes së njerëzve dhe pajisjeve.

Por si janë të pajisura ushtarakisht dy vendet?

Greqia ka 308 avionë luftarakë dhe aeroplanë të tjerë, përfshirë 150 F-16 sipas Nation Master dhe Forcave të Armatosura, ndërsa Turqia ka 465 të tillë. Ja fuqia ushtarake për të dy shtetet

Greqia ka 159,000 personel të forcave të armatosura, ndërsa Turqia ka 610,000.

Greqia ka 39 helikopterë sulmi, Turqia ka 36.

Greqia ka 1.244 tanke, Turqia ka 3.763.

Greqia ka 11 nëndetëse, Turqia ka 13.

Asnjë nga shtetet nuk ka një transportues aeroplanësh, por ndajnë Egjeun dhe Mesdheun Lindor, me Turqinë që kundërshton ujërat Greke dhe bën një marrëveshje me Libinë për të ndarë detet midis tyre.

Megjithatë, pilotët luftarakë grekë janë tepër të aftë, të renditur më të mirët në botë, një prej tyre ka fituar çmimin e Top Gun, nga NATO, aleanca mbrojtëse të cilës i përkasin të dy vendet, por që deri më tani nuk ka pranuar të ndërhyjë.

Kujtojmë se forcat e armatosura të Greqisë, pësuan shkurtime të buxhetit gjatë një krize gati dhjetëvjeçare ekonomike që përjetoi vendi.

Ioannis Michaletos, një bashkëpunëtor i Institutit për Analizën e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Qendrës Mesdhetare për Analizë Strategjike dhe Inteligjencë në Athinë tha për National Herald:

Greqia mund të mbrojë … territorin e saj për sa kohë që ‘lufta’ nuk zgjat shumë. Greqia duke qenë një vend më i vogël me një ekonomi të dobët nuk mund të përballojë një luftë të zgjatur. Një luftë konvencionale nuk ka gjasa. Një luftë ‘hibride’ si ajo që po shohim tani me përdorimin e imigracionit dhe propagandës ka më shumë të ngjarë të vazhdojë.
Burimi: thenationalherald | JOQ ALBANIA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu