Personat mbi 60 vjeç që nuk vaksinohen, do të përballen me ndëshkime. Mediat e huaja raportojnë se gjoba prej 100 eurosh do të vendoset çdo muaj përmes AADE-së për sa kohë që ata mbeten të pavaksinuar. Gjobat nuk do të ulen me pension por do të vërtetohen nga tatimet. Për muajin janar do të aplikohet një “zbritje” prej 50 eurosh.
Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, ka thënë se gjobat do të mblidhen nga zyra e taksave dhe paratë do të shfrytëzohen për të financuar spitalet shtetërore.
“Faktori i moshës është i rëndësishëm për shkak të ndikimit në sistemin publik shëndetësor”, ka thënë Plevris.