Greqia lehtëson masat kufizuese

0

 

Greqia ka vendosur të lehtësojë masat kufizuese duke nisur nga e hëna e javës që vjen. Disa biznese të vogla si parukeritë, berberët, pikat e shitjes me pakicë do të hapen në zonat e gjelbra duke respektuar të gjitha rregullat e koronavirusit.

Në rast shkelje, gjoba do të variojë nga 300 deri në 500 euro. Më 2 janar Greqia shtrëngoi masat kufizuese pas festave për një afat gati 2-javor, duke rikthyer orën policore dhe mbyllur bizneset të rëndësisë së dytë.

Sa i përket atyre që duan të bëjnë blerje, do të dërgojnë SMS në numrin 13033 dhe do të kenë dy orë të lira për lëvizje. Ndërkohë masat kufizuese fillojnë në orën 21:00 dhe zgjasin deri në 05:00.

Ndërsa dyqanet do të jenë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 08:00 pasdite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu