Greqia me “Big Brother” divers, mes 16 banorëve, një italian, një egjiptiane, një libaneze dhe një shqiptar

0

Big Brother vijon të jetë një ndër spektaklet televizive më të ndjekura, e veçanërisht në vendet e rajonit.

Pas një suksesi të madh në Shqipëri, ku theu rekorde shikueshmërie, i njëjti format do të organizohet edhe në Itali dhe Greqi, me seritë përkatëse.

E në Big Brotherin grek, ajo që bie në sy është diversiteti mes banorëve të përzgjedhur për lojën.

Ndër ta është një shtetas italian, i cili prej vitesh jeton e punon në ishujt turistikë të Greqisë. Janë gjithashtu dy vajza emigrante, njëra nga Egjipti dhe tjetra nga Libani, të cilat prezantohen si influencere.

Po ashtu, pjesë e shtëpisë do të jetë edhe një shqiptar me mbiemrin Gjikuria, i cili është lindur e rritur në Athinë. Këtë të fundit, mediat greke e prezantojnë si “me origjinë nga Epiri i Veriut”.

Mes 16 banorëve është edhe Styliana Averkiou. Emri i saj mund të mos ju thotë gjë, por make-up artistja, është e fejuara e youtuberit dhe tashmë anëtarit të Parlamentit Evropian, Fidia Panayiotou.