Greqia “ndërron” mendje, një test negativ mjafton për të udhëtuar

0

– Qeveria e Greqisë njoftoi udhëzimet e reja të udhëtimit për vizitorët që duan të hyjnë në Greqi nga e diela e ardhshme,19 dhjetor.

Sipas Bussiness daily, të gjithë udhëtarët mbi 5 vjeç, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo të infektuar me koronavirus, duhet të kenë një test negativ PCR brenda 72 orëve nga mbërritja e tyre në vend. Ata mund të bëjnë edhe një test negativ me një test të shpejtë brenda 24 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi. Kompanitë ajrore dhe të transportit, si dhe kompanitë rrugore dhe hekurudhore janë të detyruara të kontrollojnë udhëtarin përpara se të hipin për të konfirmuar se ai ka dokumentet e nevojshme.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Thanos Plevris, ky vendim u mor për të mos dëmtuar planifikimin e familjeve që dëshirojnë të kalojnë festat në Greqi, pasi sipkosto e rapid test varion nga 10-20 euro,ndërsa e testit PCR nga 50-70 euro dhe është kosto shtesë për buxhetin e një familje të mesme. Plevris tha se janë marrë masa shtesë në të gjitha pikat hyrëse të vendit duke shtuar personelin që kryen testimet anti Covid në kufi, me qëllim rritjen e kapaciteteve hyrëse në vend. Sipas tij,vendi nuk do të ketë një mbyllje tjetër të kufijve,por në çdo rast do të merren masa për parandalimin e hyrjes në vend të mutacionit “Omicron”.

Deri tani janë diagnostikuar me këtë mutacion 10 persona, por autoritetet druhen se gjatë periudhës së festave dhe rritjes së fluksit të turistëve që lëvizin për këto festa,do të rrisin ndjeshëm shifrat e infektimeve. I shqetësuar për variantin Omicron dhe Covid-19, me rritjen e rasteve dhe vdekjeve, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se mund t’i duhet të urdhërojë masa të reja përpara Krishtlindjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu