Greqia ndihmon Ukrainën! Dërgon aeroplanët ushtarakë C-130 dhe ndihma humanitare

0

Shteti fqinj, Greqia do të dërgojë ndihmë në Ukrainë. Ditën e sotme u zhvillua një mbledhje në Pallatin Maksimos, në drejtimin e nën kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Konstantinos Floros.

‘Cnn.gr‘ raporton se në fund të mbledhjes, u ra dakord që Greqia t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës. Kështu duke shprehur solidaritetin me atë që po ndodh pas bombardimeve ruse, Greqia do të dërgojë dy aeroplanë ushtarët C-130.

Gjithashtu gjatë ditës do të dërgohen ndihma të konsiderueshme humanitare, të cilat do të shoqërohen nga zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Hardalias.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu