Një tërmet i fortë lëkundi Kretën pak minuta më parë. Epiqendra raportohet 9 kilometra në jugperëndim të Arvit. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një fuqi prej 5.5 ballë të shkallës Rihter. Pastaj u rishikua dhe ishte diku tek 5.3 ballë. Dridhja ishte e dukshme dhe tronditëse pothuajse në të gjithë Kretën. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 24.9 km. Kujtojmë se Greqia po kalon ditë të vështira për shkak të stuhisë që ka përfshirë një pjesë të vendit.
Burimi: Protothema.gr