Greqia nuk të mbyllet pavarësisht rasteve në rritje

0

Greqia është duke regjistruar një rritje të rasteve me koronavirus, por kjo nuk do të thotë se me vjeshtën do të vijë një mbyllje e radhës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis në një dalje televizive. Ai tha po ashtu se me kalimin e verës do të rritet edhe ritmi i vaksinimit në vend.

“Natyrisht që jam i shqetësuar për vaksinimet. Ka një shpjegim se gjatë verës njerëzit mungojnë dhe për këtë arsye planifikimi i vaksinimit është më i vështirë, por është e sigurt që ne duhet të kthehemi në mënyrë dinamike dhe të rrisim normat e vaksinimit në vend. Kjo është një përpjekje kolektive që shpresoj dhe uroj që të gjithë ta bëjmë së bashku.”

Duke iu referuar mbylljes, Mitsotakis theksoi edhe një herë se të vaksinuarit nuk do të paguajnë çmimin “ për ata pak të pavaksinuar që kanë mbetur.”

“Përtej kësaj, unë kam thënë se ne nuk do të shkojmë në një bllokim të ri. Është gjithashtu e gabuar që çdo masë kufizuese e lehtë që hyn në zonat që klasifikohen në kategorinë 4, të tilla si dy njësi rajonale të Kretës dhe Zakynthos, të karakterizohet si bllokim. Nuk është bllokim. Po e përsëris, të vaksinuarit nuk do të paguajnë ato pak të pavaksinuar.”

Kreu i qeverisë në vend tha se ekonomia do të mbetet e hapur dhe se përgjigja e duhur ndaj variantit Delta është vaksinimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu