PARIS- Kulla Eiffel është rihapur për vizitorët pas një greve gjashtë-ditore nga punonjësit që kërkojnë ndryshime dhe mirëmbajtje më të mirë të strukturës e cila po tregon gjurmë të përhapura ndryshku.
Operatori i kullës tha në një deklaratë se kishte arritur një marrëveshje me sindikatat të cilat do të monitorojnë rregullisht modelin e biznesit të kompanisë, investimet në punë dhe të ardhurat përmes një organi që do të mblidhet çdo gjashtë muaj. Ai shtoi se të dyja palët kishin rënë dakord gjithashtu për një shumë prej 380 milion € deri në vitin 2031″ për mirëmbajtjen dhe rinovimin e atraksionit 135-vjeçar, i cili vizitohet nga deri në 7 milion njerëz në vit.
Stephane Dieu duke folur në emër të sindikatës, akuzoi SETE se kërkon përfitime në një afat të shkurtër. Grevistët kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për gjendjen e monumentit, për të cilin Le Monde raportoi se nuk ishte rilyer për 14 vjet. Greva e kësaj jave ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej për pesë ditë, por CGT të premten njoftoi se stafi kishte votuar për të zgjatur grevën deri të shtunën pasi hodhi poshtë propozimin fillestar të SETE.