Gruaja dhunon bashkëshortin në zyrë, e pëson edhe kolegu i tij

0

GREQI- Një 36-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj në Pirea të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 13:00.

Sipas Proto Thema, 36-vjeçarja ka hyrë në punën e bashkëshortit dhe ka nisur t’i bërtasë dhe ta ofendojë atë. Por ajo nuk u mjaftua me kaq, 36-vjeçarja iu vërsul dhe e goditi në fytyrë dhe në trup me shuplaka dhe grushte.

Një punonjës ka tentuar t’i ndajë, por 36-vjeçarja e tërbuar e ka goditur gjithashtu edhe atë me shuplakë në fytyrë dhe me grusht në kokë dhe bark. Oficerët që ishin të pranishëm thirrën Policinë, por gruaja arriti të largohej.

Dy të dhunuarit u dërguan në Repartin e Kaminias, dhe bashkëshorti i saj ngriti padi kundër 36-vjeçares, ndërsa kolegu i tij nuk ndërmori asnjë masë ligjore ndaj saj. Çifti kishte kohë që nuk jetonin së bashku pasi lidhja e tyre kishte pësuar një krizë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu