Një ngjarje e papritur tronditi familjen dhe të afërmit e një gruaje në Ekuador, pasi ajo u zbulua të merrte frymë brenda në arkivol, edhe pse ishte shpallur e vdekur nga mjeku.
Bella Montoya, 76-vjeçare, u deklarua e vdekur javën e kaluar, por gjatë ceremonisë së përgatitur për nderimet e fundit, ajo fillimisht nisi të merrte frymë rëndë, duke shkaktuar habi te të pranishmit.
Të afërmit e saj kishin vendosur trupin e saj brenda arkivolit për disa orë, për të lejuar njerëzit të i bënin nderimet e fundit.
Por, në një moment të befasishëm, ajo filloi të tregonte shenja të frymëmarrjes.
Njerëzit u mblodhën rreth saj të habitur dhe në një situatë të paqartë për ta.
Mjekët u thirrën menjëherë dhe vendosën të kthejnë gruan në spital, në kujdesin intensiv.
Ministria e Shëndetësisë së Ekuadorit ndërhyri menjëherë dhe krijoi një komitet për të hetuar këtë incident të pazakontë.
Paraprakisht, Bella Montoya kishte qenë në spital pas një arresti kardio-respirator dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë kishin dështuar.
Mjeku kujdestar kishte konfirmuar vdekjen e saj.
Ngjarja e fundit me të marrë frymë rëndë brenda në arkivol ka shkaktuar shqetësim dhe duhet të bëhet një hetim i plotë për të zbuluar shkaqet dhe përgjigjet në lidhje me këtë rast të pazakontë.