Gruaja hedh në gjyq bashkëshortin, sepse nuk e çoi në aeroport

0

Një gjykatë në Zelandën e Re ka hedhur poshtë padinë e një gruaje kundër ish-bashkëshortit të saj pasi ai nuk arriti ta çonte atë në aeroport, duke e bërë atë të humbasë një fluturim për në një koncert me miqtë, raporton BBC.

Ajo akuzoi partnerin e saj të atëhershëm se kishte thyer një “marrëveshje verbale” në të cilën ai pranoi ta çonte në aeroport, të qëndronte në shtëpinë e saj dhe të kujdesej për qentë e saj. Sipas dokumentit ligjor,gruaja tha se i kërkoi partnerit të saj që ta merrte në shtëpi dhe ta çonte në aeroport midis orës 10 dhe 10:15.

Ai nuk e bëri, i tha ajo Gjykatës së Mosmarrëveshjeve në Zelandën e Re, e cila merret me pretendime të vogla deri në 30,000 dollarë NZ, ose rreth 17,000 euro. Si rezultat, ajo humbi fluturimin e saj dhe iu desh të paguante kosto shtesë, duke përfshirë udhëtimin e ditës tjetër dhe rrugëtimin e qenve.

Dokumenti përshkruan gjithashtu shqetësimet me të cilat ajo u përball, si kostot e transportit deri në aeroport. Çifti kishte qenë në një lidhje për gjashtë vite e gjysmë para këtij sherri.

Gjyqtari përcaktoi se “natyra e premtimit është pjesë e dhënies dhe marrjes së zakonshme në një marrëdhënie intime” dhe se si e tillë nuk ka elementë të një kontrate.

Vendimi i gjykatës u mor në mars, por u shpall vetëm këtë javë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu