Gruaja helmon pijet e gazuara të burri sepse nuk vlerësoi festën që i kishte organizuar për 50-vjetorin! Çfarë tha në polici

0

Një grua e cila organizoi 50-vjetorin e burrit të saj, doli e zhgënjyer, pasi ai nuk e vlerësoi punën që ajo kishte bërë.

Sipas saj kjo gjë ishte shumë mosmirënjohëse nga ana e bashkëshortit. Michelle Peters, 47 vjeçe, akuzohet se i ka hedhur disa barëra të këqija pijeve me gaz që ai konsumonte, për t’u sëmurë.

 

Burri i saj nga SHBA kontaktoi me policinë dhe raportoi besonte që ai po helmohej nga gruaja e tij. Ai tha se pijet me gaz që ai konsumonte kishin një shije të çuditshme dhe u sëmur menjëherë pasi i kishte pirë. Pas dy javësh filloi të kollitet me mukozë kafe ose të verdhë, kishte dhimbje fyti, të vjella dhe diarre, u tha ai detektivëve. Ai tha se pijet që kishte vendosur në garazh kishin shije normale, ndërsa ato që kishtë në shtëpi, kishin shije të çuditshme.

Kjo e shtyu atë të shikonte pamjet e kamerës së sigurisë dhe vuri re gruan e tij që përziente shishet me barëra të këqija. Kur ai i tha Peters se po ndihej i sëmurë, ajo u përgjigj se ndoshta kishte COVID dhe të qëndronte larg nipërve”.

Peters kur u mor në pyetje tha kishte përgatitur helmin nga disa receta që kishte parë në Pinterest”, por pranoi që kishte bërë gabim dhe duhet të zgjidhte divorcin si opsion. Peters është akuzuar për sulm të shkallës së parë dhe veprim kriminal të armatosur. Ajo po mbahet në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Laclede pa garanci dhe do të dalë në gjykatë më 2 korrik. Burri i saj, i cili nuk është identifikuar, tha se ai dyshon se gruaja e tij e helmoi atë për të marrë pagesën e sigurimit të jetës prej 500,000 dollarësh ose sepse ajo mund të ketë një lidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu