Gruaja hodhi qenin nga kati i gjashtë i pallatit, reagon Policia e Shtetit

0

Policia ka reaguar pas një video që qarkulloi ne media të një qytetareje që hodhi nga kati i gjashtë i pallatit qenin e saj.

Uniformat blu bëjnë me dije se për zonjën janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Habit pastori në “Ftesë në 5”: Ja pse vajza më bëri bllok dhe report në “Instagram”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu