Gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen/Ja sa vjeçe mbush ajo këtë 2 Janar 2021

0

Kane Tanaka, gruaja japoneze që nga libri i rekordeve “Guiness” njihet si personi më i moshuar në botë, e ka festuar të shtunën ditëlindjen e saj të 118-të.

E lindur më 2 janar 1903, zonja Tanaka e festoi ditëlindjen e 118-të në shtëpinë për personat e moshuar në Fukuoka, që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Japonisë.

Ajo festoi duke duartrokitur dhe duke thënë se planifikon të qëndrojë e shëndoshë deri në moshën 120-vjeçare, raportuan mediet lokale.

Tanaka është në gjendje të mirë shëndetësore, ha tri herë në ditë dhe bën ushtrime fizike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu