Gruaja shpenzon mijëra dollarë për t’u dukur si kukulla e seksit që i bleu partnerit të saj

0

Një vajzë britanike thotë se ka shpenzuar më shumë se 11 mijë dollarë për operacione plastike për t’u dukur si kukulla e seksit të partnerit të saj. 23 vjeçarja Char Grey u bë kryefjalë e mediave në fillim të këtij viti kur zbuloi se bleu një kukull seksi të quajtur Delilah për partnerin e saj 28-vjeçar Calum Black.

23 vjeçarja pretendoi se ajo filloi të zhvillonte ndjenja për kukullën. Tani, ajo ka bërë një hap më tej… Ajo ka bërë një operacion plastik për t’u dukur si Delilah. “Mendoj se ajo është kaq e bukur dhe dua të dukem si ajo”, tha Grey. Grey thotë se ishte frikësuar për ndërhyrjen e hundës pasi ishte e para që bëri.

Por tani ajo po mendon të bëjë një operacion në gjoks për ta bërë të duket më shumë si një kukull seksi. Grey bleu kukullën për partnerin në qershor 2021, duke thënë se ajo nuk mund të përputhej me dëshirën e tij seksuale. Por shumë shpejt filloi të përfshihej edhe në lojërat e dashurisë së partnerit me kukullën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu