Një shqiptare nga Gjakova, Kosovë është dhunuar nga ish-pronarët e saj. Sipas njoftimit të policisë, të publikuar edhe nga mediat vendase, gruaja ka shkuar në lokalin ku ka punuar për të kërkuar pagën pasi nuk ishte likujduar. Por, pronarët e kanë dhunuar duke i shkaktuar dëme në trup si dhe i kanë thyer celularin.
Më pas, i vëllai i gruas në fjalë ka shkuar të përballet me ish-pronarët e lokalit ku punonte e motra. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se pas denoncimit, dy pronarët janë arrestuar, kurse vëllai i gruas që kërkonte rrogën është i lirë.
Njoftim nga Policia
“Gjakovë 30.01.2022 – 15:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dy prej tyre kanë sulmuar fizikisht, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar në lokalin ku ka punuar, për tu barazuar me pagën, njëri nga të dyshuarit (vëllai i viktimës) i cili në shenjë revolte për të motrën ka kërcënuar të dyshuarit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta si dhe i është dëmtuar telefoni. Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë arestuar për 48 orë, ndërsa vëllai i viktimës është liruar në procedurë të rregullt.”





