Gruaja shtatzënë e infektuar me Covid detyrohet të lindë foshnjën parakohe, futet menjëherë në intubim

0

Një grua shtatzënë që ishte infektuar me koronavirus, ka sjellë në jetë fëmijën e saj dje. Gjendja e 32-vjeçares nga Zakynthos, sa vinte dhe po rëndohej e për këtë arsye mjekët vendosën ta sjellin në jetë fëmijën e saj me operacion, ndërsa menjëherë pas lindjes urgjente ajo u intubua.

Ajo është shtruar në Spitalin Rajonal të Përgjithshëm Universitar të Patras dhe sipas mediave të huaja ajo lindi një djalë, i cili do të mbahet në inkubator, pasi ka lindur prematurë (para kohe).

Gruaja ishte në muajin e 7 -të të shtatzënisë, por pas përkeqësimit të djeshëm të shëndetit të saj, ajo u fut në intubim, por jashtë ICU. Së shpejti pritet transferimi i saj në ICU të Spitalit të Përgjithshëm Shtetëror të Patras “Agios Andreas”.

Po ashtu mediat fqinje shkruajnë se gruaja nuk ishte vaksinuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu