Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme para bashkisë së Durrësit, ku një grua e moshuar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.
Fatmirësisht kalimtarët e rastit dhe policët bashkiakë që ndodheshin në sheshin “Liria” kanë ndërhyrë menjëherë dhe e kanë ndihmuar të moshuarën të largojë rrobat e djegura nga trupi, duke pësuar djegie vetëm në këmbë.
Gruaja e moshuar, e cila ishte ende e tronditur dhe me zërin që i dridhej, nuk arriti dot të shpjegonte qartësisht arsyet që e shtynë drejt këtij akti ekstrem, por tha se gjithçka e bëri prej problemeve ekonomike dhe se fëmijët e kishin braktisur.
Njoftimi i Policisë:
Ditën e sotme, në lagjen nr. 2, shtetasja F. G., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në rrugë. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.