SHBA- Superyjet suedezë të popit Abba janë ankuar pasi hitet e tyre si ‘The Winner Takes It All’ u luajtën në një nga mitingjet e fushatës presidenciale të Donald Trump. Këngët dhe videot e grupit, duke përfshirë gjithashtu ‘Money, Money, Money’ dhe ‘Dancing Queen’, u luajtën gjithashtu në Minesota në korrik.
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, kompania diskografike e grupit Universal Music tha: Së bashku me anëtarët e Abba, ne kemi zbuluar se janë publikuar video ku muzika e Abba është përdorur në takimet e Trump, dhe për këtë arsye ne kemi kërkuar që kjo gjë të mos ndodhë më.
Kompania tha se nuk i ishte dhënë asnjë leje apo licencë fushatës së Trump. Abba janë të fundit në një listë të gjatë të artistëve që nuk kanë rënë dakord që Trump të përdorë muzikën e tyre për të promovuar fushatën e tij presidenciale.
Në SHBA, fushatat duhet të marrin një licencë për subjektet politike nga organi i të drejtave të muzikës BMI, i cili u jep atyre akses në më shumë se 20 milionë këngë për t’u përdorur në tubimet e tyre.