Një grup anëtarësh në këshillin bashkiak të Maliqit, u kanë bërë thirrje drejtuesve të këtij qyteti për me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, situatë kjo e krijuar më datë 7-10 Prill 2025.
Kjo situatë ka shkaktuar dëme të mëdha fermerëve në të mbjella dhe sidomos në frutikulturë.
Ata u kërkojnë, kryetarit të këshillit dhe kryetarit të bashkisë, z.Gëzim Topçiu, që të mbajnë një mbledhje të posaçme lidhur me këtë situatë.
Kërkesa e plotë:
Drejtuar:
* Këshillit Bashkiak Maliq.
* Kryetarit të Këshillit Bashkiak Maliq.
Për Dijeni:
* Kryetarit të Bashkisë Maliq, z. Gezim Topçiu
Lënda: Kërkesë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe per pasoje dhe dëmshpërblimin e fermerëve për dëmet e shkaktuara në frutikulturë pas ngricave të papritura te datave 7-10 Prill 2025.
Ne, këshilltarët e poshtë-nënshkruar të Këshillit Bashkiak të Maliq, bazuar ne rregulloren e keshillit bashkiak neni 61/1 per mbledhjen jashte radhe dhe nenin 62/1 Mbledhja e jashtezakonshme pika 1 “Mbledhja e Jashtëzakonshme është mbledhje jashtë radhe dhe mbahet në situata të emergjencës civile, që kërkojnë vendimmarrje urgjente të Këshillit në situata si fatkeqësi natyrore,” ju kerkojme te mbani mbledhjen e jashtezakonshme parashikuar ne Rregulloren e Organizimit dhe te Funksionimit te Keshillit Bashkiak.
Arsyeja qe ne marrim kete nisme si perfaqesues te komunitetit eshte se duam qe te trajtohet ne kete mbledhje situate e renduar ne komunitet qe sjell shqetësimin tonë të thellë lidhur me dëmet me pasoja të rënda të shkaktuara nga ngricat e datave 7-10 prill 2025 veçanërisht në frutikulturë. Gjatë kësaj periudhe, zona jonë u godit nga temperatura ekstreme të ulëta (ngrica), të cilat kanë shkaktuar dëme katastrofike në sektorin bujqësor, veçanërisht në frutikulturë. Këto ngrica të paprecedenta kanë prekur drejtpërdrejt qindra fermerë të Bashkisë Maliq, duke vënë në rrezik të ardhurat dhe mirëqenien e tyre për vitin aktual. Bashkengjitur po ju dergojme ne formen e relacionit materialin qe do diskutojme ne mbledhje .
Anetaret e KB Maliq : Eglantina Balli , Nersida Shindo , Albina Xhejo , Faslli Zholi , Server Xhuti , Yllson Ibraimllari , Lulezim Hoxhaj ,Dalina Krekas , Andronaq Risto, Almir Elezi,Marjeta Xhelollari.