Grupi i PD vendosi të mos nxjerrë kandidat në raundin e tretë, deputetja e Shkodrës del kundër

0

Një deputete në radhët e Grupit të Partisë Demokratike kërkon që selia blu të nxjerrë një emër për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit, duke u bërë e para në radhët e PD-së, që e kërkon këtë gjë, pasi grupi demokrat vendosi të mos nxirrte kandidaturë.

Deputetja demokrate e Shkodrës, Emilja Koliqi,  ka dalë kundër kryetarit të grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, dhe deputetëve Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, duke thënë se Partia Demokratike duhet të paraqesë një kandidaturë në raundin e tretë.

“Mendoj qe duhet te paraqesim nje kandidature ne raundin e 3”, mësohet të ketë thënë deputetja e Shkodrës në mbledhjen e grupit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu