Grupi polifonik që i këndoi Ramës u pagua me 23 mln lekë? Kryeministri: Hera e parë që e dëgjoj

0

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Ndër të tjera kryeministri u pyet nga gazetarët për një lajm që ka qarkulluar së fundmi në rrjet, ku thuhej se Bashkia e Sarandës kishte paguar një grup polifonik me 23 milionë lekë të vjetra për këndimin ndaj tij në hapjen e tunelit Delvinë-Kardhiq.

Në lidhje me këtë kreu i qeverisë tha se nuk kishte djeni dhe se nuk është detyrë e tij të merret me mënyrën se si bashkia e Sarandës i shpenzon të ardhurat e saj.

“Është hera e parë që i dëgjoj këto gjëra. E dyta kjo është një tjetër përrallë është pak por e sigurt.

E treta me këtë rast është mirë them unë që ta studioni pak më shumë polifoninë dhe ta studioni më shumë rrugën e polifonisë për të kuptuar që edhe kur bëhet fjalë për referime të caktuara tek persona të caktuar që nuk ka të bëjë me të kënduarit për mua apo për dikë tjetër, por ka të bëjë me natyrën që ka ai folkor.Sa i përket se çfarë ka paguar Bashkia e Sarandës nuk jam në dijeni.

Nuk jam unë që jap visto se si një bashki i shpenzon të ardhurat e veta.Nëse doni që të ardhurat e bashkisë të shpenzohen ndryshe tani, kandidoni ju dhe shpenzojini si të doni”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu