Korrja e grurit në fshatrat e thellë të Selenicës është pothuajse në përfundim.
Fermerët e kësaj zone i kanë korrur ato pak parcela që kishin mbjellë dhe grurin po e bluajnë për ta bërë miell për përdorim familjar. Një prej bujqve që punon me autokombajnë mes temperaturave të larta është dhe italiani Mikele Riçi i cili na tregon se këtë vit prodhimi ka cilësi por jo sasi.
“Unë po e vendos grurin në tokë se struktura mbështetëse për në ndërmarrjet nuk ka. Po bej magazina provizore me plastmas. Këtë vit sikur s’ka kërkesë. Edhe pse shqiptaret bëjnë brumë, sërish preferojnë të blejnë grurë nga jashtë, ndërsa gruri shqiptar përfundon s’dihet ku”, tha bujku italian, Michele Riçi.
Këtë vit bashkë me Mikelen po punon e gjithë familja. Dy fëmijët e mitur po marrin zanatin në një sektor që në Shqipëri e ka të vështirë gjetjen e krahut të punës.