Grusht drejtorit të bankës, arrestohet 52- vjeçari

0

Një 52-vjeçar me iniciale T.K. është arrestuar nga policia e Beratit pasi ka goditur me grushte drejtorin e një banke të nivelit të dytë.

Sipas policisë debati mes tyre ka nisur në ambientet e bankës, ku dhe ka ndodhur përplasja fizike.

“Goditi drejtorin e një banke në ambientet e punës, arrestohet 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., 52 vjeç, pasi, pas një debati me drejtorin e një banke të nivelit të dytë, në ambientet e punës, e ka goditur atë me grushte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu