Autobusi me nxënës bie nga ura, 21 të vdekur dhe 15 të plagosur

0

21 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur në Kinë, pasi një autobus ra nga një urë dhe u fundos në rezervuar.

Mësohet se autobusi po transportonte nxënës të shkollës së mesme. Ata po shkonin të jepnin provimet e pranimit në kolegj.

Në pamjet e bëra virale, shikohet se autobusi në fillim ecën shumë ngadalë, e më pas duke shtuar shpejtësinë dhe duke kaluar në 6 korsi humbet drejtimin dhe përfundon në rezervuar.

Disa nga nxënësit, mësohet se janë ndihmuar nga kalimtarë të rastësishëm, për të dalë nga uji.

Sipas autoriteteve në autobus, ka pasur gjithsej 38 pasagjerë, 21 prej të cilëve janë shpallur të vdekur. Ende nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu