Ish-mesfushori i Barcelonës, Çesk Fabregas, ka zbuluar detaje të kthimit të tij te Barcelona, klubi ku u largua në një moshë fare të re për t’u rritur profesionalisht tek Arsenali.
Mesfushori 35- vjeçar, i cili tani luan për Komon në Serinë B, tha për “Kammy and Ben’s Proper Football Podcast” arsyet e vendimit të tij në 2011.
“Vendosa të kthehesha te Barcelona, sepse dola të fitoja gjithçka. Nuk ishte vetëm kjo arsyeja. Një tjetër arsye ishte dhe Pep Guardiola. Ishte ai që më telefonoi për të më bindur. Më tha se Barcelona ishte hapi tjetër i madh për mua”, tha Fabregas.
Ish-mesfushori i katalanasve luajti për tri vjet në “Camp Nou”, ku fitoi gjithçka.
“Isha tifoz i Barçës dhe ishte ëndrra ime të luaja në ekipin e parë që kur isha fëmijë. Në fund ia dola”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL