Supersfida e javës së pestë në Premier League mes Arsenalit dhe Manchester City, e luajtur në “Emirates”, ka përfunduar 1-1.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 9-të, pas një aksioni model të “Qytetarëve”, Erling Haaland dërgon topin në portën e mbrojtur nga Raya, pas asistit të Tijjani Reijnders.
Në minutat në vijim, të dyja ekipet patën rastet e tyre, por pa arritur t’i konkretizonin.
Barazimi i Arsenalit do të vinte në minutën e 90+3, ku Gabriel Martinelli i futur në fushë në minutat e fundit, mposhti Donnarumma-n, pas asistit që mori nga Eberechi Eze.
Të dyja ekipet kënaqen me nga një pikë, rezultati final 1-1. Arsenal mban vendin e dytë me 10 pikë, 5 pikë më pak se Liverpool i vendit të parë.
Manchester City renditet në vendin e nëntë me 7 pikë.





