Gueye kërkon falje pas gjestit të shëmtuar, ku goditi me shuplakë Michael Keane…

0

ANGLI – Pas shuplakës, kërkesë për falje. Në llogarinë e tij në Instagram këtë të hënë në mbrëmje, Idrissa Gueye postoi një shkrim ku trajtonte shuplakën që i dha shokut të tij të skuadrës Michael Keane gjatë fitores 1-0 të Evertonit ndaj Manchester United.

Incidenti i pabesueshëm i dha atij një karton të kuq, megjithëse kjo nuk i pengoi Toffees të siguronin një fitore prestigjioze në Old Trafford në ndeshjet e raundit të 12-të të Premier League.

“Marr përgjegjësi të plotë për reagimin tim”, shkroi ai pasi i kërkoi falje Michael Keane dhe të gjithë klubit.

“Ajo që ndodhi nuk pasqyron kush jam unë apo vlerat për të cilat qëndroj. Emocionet mund të jenë të larta, por asgjë nuk e justifikon një sjellje të tillë. Do të sigurohem që të mos ndodhë përsëri.”