Habit eksperti i kriminalistikës! Kujdes! Në sheshin ‘Skënderbej’ po grabiten njerëz me armë!

0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u ka bërë apel qytetarëve ditën e sotme që të tregojnë kujdes në Sheshin Skëndërbej.

Sipas ekspertit qytetarët duhet të bëjnë kujdes që mos të bien pre e vjedhjeve me armë.

Përmes një reagimi në Facebook, Karamuço shton se ky eshte një rast i përsëritur teksa vetëm ditën e sotme janë raportuar dy grabitje.

Meqenëse nuk njofton Policia e Shtetit, kam detyrim moral dhe qytetar ta bëj unë. Lutem kini kujdes në Sheshin Skënderbej, sepse vijon vjedhja e qytetarëve me anë të kanosjes me armë. Megjithëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët. 2 raste të reja kanë ndodhur para 1 ore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu