Marrëdhëniet seksuale gjatë kohës së pandemisë mund të jenë të komplikuara.
Theresa Tam, shefe e Shëndetit Publik në Kanada rekomandon mbajtjen e maskës edhe gjatë marrëdhënieve intime.
Ajo rekomandon një sërë hapash për të pasur një shëndët të mirë seksual. Së pari përdorni një maskë e cila mbulon tërësisht gojën dhe hundën.
Së dyti këshilla tashmë e ditur për të pasur një shëndët seksual, përdorimi i prezervativit gjatë aktit. Gjithashtu ekspertja shton se mirë do të ishte të dinit dhe gjendjen shëndetsore të partnerit tjetër duke bërë teste. Ajo sugjeron që të mos konsumohen substaca të rrezikshme për shëndetin dhe të limitohet përdorimi i alkolit.
Burimi: CNN | joq.al