Habit me deklaratën ish-Presidenti i Republikës: Sali Berishën e ‘fundosa’ unë!

0

Në një intervistë në Vizion Plus, Moisiu tha se kur ai ishte kryetar shteti, Sali Berisha atëherë kryeministër, i bëri presion përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e prokurorit.

“Ndodhi që drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, po u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore. Iu drejtua atyre duke i thënë: ‘thoni dajës të firmosë shkarkimin e Prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’

Ky ishte një lloj takimi i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim Presidentit, kryetarit të shtetit”.

Moisiu tha se këto gjëra, ai i ka goditur shumë dhe shtoi: “Çfarë janë këto? Këto janë minim i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo”, deklaroi Moisiu.

Në publikimin që DASH bëri, foli për vlerësime të përgjithshme, por nuk dha asnjë detaj apo akuzë konkrete.

Kjo është hera e parë që një akuzë direkte njoftohet si shkak ndikues për shpalljen e Berishës non grata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu