Habiten të ftuarit/ Dhëndri godet nusen e re në mes të dasmës, ja reagimi i saj (VIDEO)

0

Qindra të ftuar kanë mbetur të shokuar teksa dhëndri ka goditur nusen e tij të re gjatë ceremonisë së dasmës.

Ngjarja ka ndodhur në Uzbekistan, ku çifti i ri ndodhej në qendër të sallës, ndërsa po ngrinin dolli. Të afërmit e tyre i ftuan të merrnin pjesë në një konkurs, të cilin nusja e re e fitoi, duke mposhtur thellë dhëndrin. Por duket se kjo e ka zemëruar keq këtë të fundit, duke i prekur sedrën dhe ai nuk ka hezituar po ka goditur nusen duke e lënë të shokuar , së bashku me gjithë të ftuarit.

Në këtë moment, vajza fillon të qajë dhe shihet teksa largohet nga skena, ndërsa të ftuarit sillen sikur nuk ka ndodhur gjë.