Hagë/ Vijon dëshmia e Gucatit: Babë dhe nënë i kam shqiptarë, mos më ngatërroni

0

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vijon dëshmia e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit. Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, po iu përgjigjet pyetjeve të prokurores, e cila në një moment ka kërkuar një përkthyes shqiptar pë të ndihmuar Gucatin në kuptimin e pyetjeve.

Gucati u pyet nëse ka parë emra të dëshmitarëve shqiptar në dokumentet e Speciales dhe është përgjigjur me “jo nuk kam parë’. Kjo përgjigje nuk u kuptua nga prokurorja, e cila vazhdoi t’i përsëriste të njëjtën pyetje deri në momentin që kërkoi përkthyes të gjuhës shqipe. Ky keqkuptim bëri që Gucati të reagonte dhe të shprehet se është një shqiptar i lindur dhe nuk ia mëson dot njeri gjuhën shqipe.

“Jo i bie jo,  duhet të them po që të jetë po. Kjo është fjala dhe teksti në gjuhën shqipe. Nëse them po i bie që po është e vërtetë. Por unë po them jo. Ju lutem, mos ma ngatërroni se gjuhën shqipe të paktën e di shumë mirë sepse babë edhe nënë i kam shqiptar. Kam lind shqiptar. Jam shqiptar,“- ka thënë ai.

Dëshmia e Gucatit po vazhdon me pyetjet për ngjarjet e shtatorit të vitit 2020 ku në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ishin dërguar dokumente për të cilat dyshohet se kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu