Hagë/ Vijon seanca për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, fillon dëshmia e Gucatit

0

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar dëshmia e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Mediat kosovare shkruajnë se dëshmia e Gucatit do të zgjasë dy ditë. Ish- kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka filluar me deklaratën e tij të betimit dhe fillimisht do t’iu përgjigjet pyetjeve të avokatit mbrojtjes e më pas pyetjeve të prokurorit.

“Deklaroj solemnisht se do të them të vërtetën, krejt të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe nuk do të mbaj të fshehur asgjë për të cilën kam dijeni. Betohem në plagët e mija të trupit që vetëm të vërtetën do ta them”, -ka thënë Gucati.

Seanca gjyqësore për mbrojtjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt ka filluar në 3 dhjetor dhe deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, duke përfshirë dhe djalin e Hysni Gucatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu