Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për grabitjen e një vile. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është regjistruar në periferi të zonës Putignano, në Bari. Mediat italiane bëjnë me dije se i arrestuari së bashku me një shqiptar tjetër janë kapur “mat” nga dy vëllezër të cilët ishin pronarë të banesës, teksa ata ishin duke kryer grabitjen.
Në momentin që kanë parë se pronarët e vilës po u afroheshin, një prej shqiptarëve, 40 vjeç mori një kaçavidë dhe i sulmoi italianët duke i lënë të plagosur. Më pas arriti të largohej, duke lënë pas gjurmë të tij të gjakut pas inga përleshja mbeti edhe vetë i plagosur.
Italianët janë shtruar në spitalin Santa Maria degli Angeli. Gjurmët e lëna pas bënë që shqiptarët të identifikoheshin e të viheshin në pranga. Në shtëpinë ku jetonin shqiptarët u gjetën dhe sekuestruan doreza lateksi, kaçavida, çelësa makine, radio dhe disa mjete të tjera të cilat dy shqiptarët i përdornin për të kryer grabitjet.