Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur fuqishëm, ndërsa shumë vende, zyrtarë të lartë qeveritar, qytetarë nga e gjithë bota kundërshtojnë sulmet e pamëshirshme të Putin kundër Ukrainës. Kundër luftës së përgjakshme që ka sjellë shumë viktima ukrainas, por edhe rusë, është pozicionuar edhe grupimi i hakerëve “Anonymous”. Kjo e fundit i ka shpallur “luftë kibernetike” Rusisë, duke pretenduar se ka çaktivizuar disa faqe në internet të qeverisë ruse dhe agjencinë e njohur të lajmeve Russia Today. Disa llogari të rrjeteve sociale që përfaqësojnë grupin “Anonymous” njoftuan të enjten në mbrëmje se kanë nisur luftë kibernetike kundër qeverisë ruse. Uebsajtet e qeverisë ruse, Kremlini, Duma, Ministria e Mbrojtjes dhe Russia Today u prekën të gjitha nga sulmi i dukshëm kibernetik, me disa nga faqet e internetit të ngadalësuara dhe të tjerat shkëputën plotësisht eksesin për një periudhë të gjata të ditës.
“F**k Putin… Ne mbështesim popullin e Ukrainës… Ne nuk do t’i harrojmë jetët që janë humbur nën regjimin e Putinit. Regjimi kriminal i Putinit do ta ketë shumë të vështirë të rikuperohet nga sulmet tona!”, shkruan “Anonymous”.
Burimi: foxnews.com