Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat

0

TIRANË- Grupi i hakerave të ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar ditën e sotme faqen e Bashkisë Tiranë. Mësohet se hakerët në këtë faqe kanë nxjerr të dhëna sensitive nga sistemi.

Ndërkohë që më pas kanë fshirë komplet serverat e webit. Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen se ata po ndwshkohen pwr veprimet e tyre.

“Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët,” thuhet nw mesazhin e tyre.