Hakerohet televizioni shtetëror iranian, gjatë transmetimit të lajmeve shfaqet logoja: Gruaja, jeta, liria

0

INDI– Televizioni shtetëror i Iranit ndërpreu transmetimin për një kohë të shkurtër pasi protestuesit hakeruan sistemet e tij gjatë protestave masive në vend.

Teksa po transmetohej edicioni kryesor i lajmeve të mbrëmjes, në ekran u shfaq një imazh i rrethuar nga flakët pranë fotografive të 22-vjeçares Mahsa Amini, vdekja e të cilës ka shkaktuar demonstrata të mëdha në të gjithë vendin.

Në sfond dëgjohet slogani i protestës “Gruaja, jeta, liria” ndërkohë që grupi i hakerëve Edalate Ali postoi detajet e tij në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar grupi hakoi kamerat e sigurisë dhe nxori në transmetim keqtrajtimin e të burgosurve në një burg që mbante kryesisht të burgosur politikë.

Burimi: Skynews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu