Hakëruan e-mailet e 3 prokurorëve të SPAK, Apeli i GJKKO lë në qeli dy autorët e dyshuar

0

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për masën “arrest me burg” ndaj ish-drejtuesit të IMT-së, Artjon Rrokaj dhe ish-drejtuesit të burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Gjoni dhe Rrokaj janë vënë në pranga pasi ata kanë hakëruar më 12 mars emailet e 3 prokurorëve të SPAK të arrestuar për sulmin kibernetik ndaj SPAK.

Mësohet se hakerët nuk kanë mundur të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT- që sipas SPAK mbetet i pacënuar por kanë arritur që të marrin të dhënat nga adresat e emaileve të disa prokurorëve. SPAK shton se nuk ka patur rrjedhje të dosjeve hetimore. Hakerët kanë tentuar që të ndërhyjnë edhe në emailin e kryeprokurorit Altin Dumani, por sipas SPAK nuk kanë pasur sukses falë masave të sigurisë.

Ata pasi kanë marrë akses të emaileve kanë shpërndarë dokumentet tek disa persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili, si dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë. Prokurori i çështjes Bledar Maksuti i ka urdhëruar ata që kanë rënë në kontakt me dokumentet që të mos i publikojnë, ndërsa janë marrë persona të tjerë në pyetje.