Kryebashkiaku qytetit të Uruapanit në Meksikë u qëllua për vdekje ditën e sotme përgjatë një festivali, ku përkujtohen të vdekurit.
Kryebashkiaku Carlos Manso, u vra në sheshin e qytetit menjëherë pas hapjes së këtij festivali. Sulmi ndodhi teksa në qendër të qytetit ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish të cilët po ndiznin qirinj.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të ketë lidhje me luftën e tij kundër karteleve të drogës.
Organet ligjzbatuese besojnë se atentatet lidhen drejtpërdrejt me luftën për kontroll territorial dhe ekonomik të karteleve, më shumë se sa me konflikte të natyrës politike.





