Dietmar Hamann, ish-mesfushori i Bayern Munichut dhe i kombëtares gjermane, ka shprehur opinionin e tij në “Sky Sport DE” për thashethemet e transferimit të Robert Lewandowskit. Gjuha e tij nuk ishte aspak e butë ndaj sulmuesit polak:
“Ai thotë se është një situatë e vështirë për të… doja ta pyesja, nëse në pesë vitet e fundit, kur ai flirtonte me klube të ndryshme çdo verë, a e kishte menduar ndonjëherë se sa e vështirë ishte për Bayernin?!
Në fund të fundit, spekulimet të këtij lloji për të janë përsëritur çdo vit, qoftë me Manchester City apo Real Madrid. Asnjëherë Lewandowski nuk tha se ishte i lumtur në Munich, ku fitoi gjithçka. Ai nuk është më 24 vjeç dhe nuk mund të shpresojë për një kontratë të gjatë.
Askush nuk e di nëse ai do të shënojë akoma shumë gola sezonin e ardhshëm, aq më pak në 2-3 vjet. Askush mund ta garantojë këtë,”- ka deklaruar ish-mesfushori bavarez, i cili here pas here, di të fshikullojë skuadrën e tij.