IZRAEL- Një raketë goditi një apartament në Tel Aviv të premten pasdite, duke plagosur tre persona. Dany Geva, zëvendës komandanti për komandën e frontit të brendshëm të Tel Avivit, ka deklaruar se raketa ishte lëshuar nga Rripi i Gazës.
Viktimat, të moshave nga 20 deri në 78 vjeç, u dërguan në Qendrën Mjekësore të Tel Aviv Sourasky për trajtim. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale nga vendi i ngjarjes treguan dëmtime në katin e sipërm të ndërtesës dhe tym që dilte prej ti.
Kryebashkiaku i Tel Aviv-Jaffa Ron Huldai i kërkoi turmës që u mblodh në vendin e shpërthimit që të evakuonin zonën.